Qëndrueshmëria Mjedisore

Në Emante, qëndrueshmëria mjedisore është në thelb të gjithçkaje që ne bëjmë. Ne synojmë jo vetëm të gjejmë zgjidhje që bëjnë diferencën për projektet tuaja, por edhe të ruajmë mjedisin dhe të japim kontributin tonë në shoqëri.

Udhëtimi ynë drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të qëndrueshme ushqehet nga një ndjenjë e fortë përgjegjësie ndaj mjedisit dhe komunitetit tonë global. Ne jemi të përkushtuar që njëkohësisht të ofrojmë zgjidhje inovative dhe të qëndrueshme ndërtimi që jo vetëm të plotësojnë standardet më të larta të cilësisë, por edhe të reduktojnë gjurmën tonë të karbonit.

Qëndrueshmëria mjedisore nuk është një alternativë, është pjesë integrale e asaj që ne jemi!


Përgjegjësia Mjedisore

Impakti që ne kemi në mjedis është çështje e rëndësisë së veçantë për ne. Nismat tona në lidhje me këtë pikë nisin nga ulja e gjurmës sonë të karbonit përmes proceseve të prodhimit me kosto të ulët energjie deri në përzgjedhjen me kujdes të materialeve miqësore me mjedisin. Qëllimi ynë nuk është vetëm t’i përmbahemi rregullave për mbrojtjen e mjedisit, por t’i tejkalojmë ato.


Qëndrueshmëria e Produktit

Produktet e Emante janë projektuar duke pasur në mendje qëndrueshmërinë. Nga panelet sanduiç deri tek alternativat e termoizolimit, produktet tona janë krijuar për t’i rezistuar kohës, të kenë efikasitet energjetik dhe ndikim minimal në mjedis.




Angazhimi i Komunitetit

Ne nuk jemi vetëm një kompani, ne jemi pjesë e komunitetit. Punonjësit tanë inkurajohen të punojnë vullnetarisht dhe të ushqejnë kulturën e përgjegjësisë sociale të korporatës.



Reduktimi dhe Riciklimi i Mbetjeve

Emante është e angazhuar në minimizimin e mbetjeve. Ne aplikojmë praktika rigoroze të menaxhimit të mbetjeve dhe ndjekim parimet e ekonomisë rrethore.




Inovacion për Qëndrueshmëri

Inovacioni nxit përparimin. Emante po investon në kërkime të ndryshme shkencore për gjetjen dhe zhvillimin e teknologjive të gjelbra dhe zgjidhje të qëndrueshme ndërtimore. Ne jemi vazhdimisht në kërkim të mënyrave inovative për të reduktuar gjurmën tonë mjedisore dhe për të ofruar produkte miqësore me mjedisin.



Transparenca dhe Raportimet

Ne besojmë në principin e transparencës. Raportet tona të qëndrueshmërisë mjedisore ofrojnë një vështrim të detajuar të performancës, matjeve dhe arritjeve tona. Ne mbajmë përgjegjësi për veprimet dhe progresin tonë.


Zgjedhjet tuaja kanë rëndësi!


Duke zgjedhur Emante-n, ju po kontribuoni në një të ardhme më të qëndrueshme mjedisore.
Ju ftojmë të bashkoheni me ne në këtë rrugëtim drejt një të ardhmeje më të gjelbër. Së bashku, ne mund të kemi një ndikim pozitiv në mjedis, në komunitetet tona dhe në industrinë e ndërtimit. Ejani dhe njihuni me alternativat e qëndrueshme të ndërtimit që ne ofrojmë, angazhohuni me iniciativat tona dhe bashkëpunoni me ne për të krijuar një botë ku përsosmëria dhe përgjegjësia mjedisore shkojnë krah për krah.